Kurse të gjuhës gjermane
This page is also available in English
Kurse gjuhësore për fëmijë dhe të rritur nga A1-B1
LISA LEARNING ofron kurse gjermane për fëmijë dhe të rritur me njohuri fillestare dhe të përparuara gjuhësore (në grupe të vogla, si dhe seanca individuale) të cilët dëshirojnë të studiojnë në Gjermani, të përvetësojnë njohuri gjuhësore për arsye profesionale ose të përmirësojnë shqiptimin dhe të pasurojnë fjalorin e tyre në jetën e përditshme. Me metodën tonë interaktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies Schritte International/ Hapa ndërkombëtar ju jo vetëm që mësoni gramatikën dhe drejtshkrimin por edhe të folurin e rrjedhshëm dhe pa gabime. Përveç kësaj, ju do të zgjeroni fjalorin tuaj, do të përmirësoni shqiptimin tuaj.
Metoda e mësimdhënies | Leksionet | Frekuentimi | Kohëzgjatja |
---|---|---|---|
Schritte International | 3 herë në javë | ||
Nivelet gjuhësore | |||
A1, A2, B2 | 14 Leksione | 40 | 3.5 muaj |
Kurse kompakte
Kurse intensive
Kurse Online
Kurse individuale sipas dëshirës
Dëshironi të përqendroheni në përsosjen e njohurive tuaja të gjuhës gjermane me një mësues/e gjermanishtfolës/e shumë të kualifikuar në oraret që ju përshtaten? Ne punojmë me ju për të përcaktuar fushat kryesore ku dëshironi të fokusoheni gjermanishtja e përgjithshme, komunikimi i përditshëm, gjermanishtja e biznesit, etj.
Kurset e përgatitjes për çertifikatën Goethe, provimet Daf, Telc, DSH, ÖSD
Gjermanisht për mjekë dhe infermierë
(Frekuentimi: 3 herë në javë) 60 minuta çdo séance.
Ky kurs kërkon njohuri thjeshta paraprake të gjuhës gjermane.
Metoda e mësimdhënies: Menschen im Beruf Pflege A2/B1, Menschen im Beruf Medizin B2/C1. Kohezgjatja 4.5 muaj.
Kursi i gjermanishtes në gjuhën mjekësore është një bazë e rëndësishme për mjekët që duan të punojnë në Gjermani. Kursi i Mjekësisë Gjermane është një përgatitje intensive për testin e gjuhës mjekësore dhe ofron njohuritë që ju nevojiten për jetën e përditshme në një spital me gjermanfolës. Përveç trajnimit efikas për testin e gjuhës mjekësore, ju do të mësoni terminologjinë mjekësore që është shumë e rëndësishme për mjekët dhe personelin e kujdesit shëndetësor, tema të rëndësishme të gramatikës dhe fonetikën e praktikës për komunikim më të mirë me pacientët tuaj dhe kolegët e specializuar.
Kurse fundjave
Frekuentimi: çdo të Shtunë dhe të Dielë: Kohezgjatja 3.5 muaj.
Jeni i punësuar dhe keni nevojë për njohuri të gjuhës gjermane në punën tuaj? Kurset tona të fundjavës janë veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që punojnë.
Në kurset tona individuale dhe në grupe të vogla, ne u përgjigjemi me fleksibilitet qëllimeve dhe përparësive tuaja të të mësuarit. Në këtë kurs ju do të mësoni si të shkruani letra zyrtare drejtuar autoriteteve të ndryshme, si të formuloni e-maile, si t’ ju përgjigjeni telefonatave, si të shkruani ftesa, rekomandime pune, aplikime të ndryshme etj.
Stafi ynë do të ishte i lumtur të hartonte një program mësimor individual për ju.